Media në Prishtinë: – Rama kishte veshur antiplumb në trup, nuk është mirë për imazhin e Kosovës. Garda mohon

29 qershor  2020

Gazeta “Bota Sot” në një analizë mbi vizitën e Ramës në Prishtinë shkruan se ai ishte veshur me antiplumb dhe se kjo nuk është mirë për imazhin ndërkombëtar të Kosovës.

Duke botuar një foto ballore ku shfaqet Rama me një pamje të fryrë të veshjes, “Bota sot” shkruan ndër të tjera:

“Thënë shkurt, kjo është e rrezikshme për Kosovën. Dikush mund të pyes pse? Por kjo veshje e tij në arenën ndërkombëtare mund të paraqes imazh të keq për Kosovën.

Media serbe padyshim që do të shkruajnë se kryeministri shqiptar Edi Rama është ndje i rrezikuar në Kosovë, andaj edhe kishte veshur anti-plumbin.

Kosovës nuk i duhet që një kryeministër shqiptar të ndihet i rrezikuar në shtëpi”.

Burime nga Garda të pyetur nëse kreu i qeverisë ka veshur antiplumb gjatë vizitës në Kosovë thanë për Dita se ka patur masa të shtuara sigurie por jo veshje speciale.

d.a. / dita