Enkelejd Alibeaj

Me statutin e Berishës, Alibeaj është i shkarkuar, gazetarët e pyesin: – Do lirosh zyrën apo përforcosh bravat?

25 Mars 2022

Me miratimin e statutit të Berishës nga Gjykata sot Komisioni i Rithemelimit ka marrë në dorë Partinë Demokratike  dhe Enkelejd Alibeaj, aktualisht kryetar i komanduar në PD  shkarkohet nga detyra.

Kuvendi i 11 dhjetorit mori vendim për shkarkimin e kryetarit, nënkryetarëve dhe të kryesisë së PD-së dhe autorizoi Komisionin e Rithemelimit si i vetmi organ në krye të PD-së.

Por a do ta lirojë Alibeaj zyrën?

Pyetjes së gazetarëve, çfarë do të bëjë Alibeaj? Do të lirojë zyrën apo përforcojë bravat?

Alibeaj nuk iu përgjigj por tha se do të ankimohej vendimi i gjykatës.

“Do bëjmë ankimin është e drejta jonë” tha Alibeaj.

Nga OraNews