15 Prill 2023

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” çel fushatën. –  Prezantohen 61 kandidatët

Me brohoritje dhe entuziasëm Koalicioni “Bashkë Fitojmë” çel fushatën ne stadiumin plot.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka çelur fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit. Ky miting po mbahet në stadiumin Air Albania.

“Ndryshimi fillon nga duart e tua”, është slogani i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ndërkohë po prezantohen 61 kandidatët për kryetar bashkie.Me brohoritje dhe entuziasëm është pritur dhe kreu i demokratëve Sali Berisha, i cili ka përshëndetur secilin kandidat të kësaj force politike.