15 Prill 2023

Kryeministri Edi Rama ne Kavaje ka zgjedhur të ulë në publik figurën e kandidatit për kryetarë bashkie, Redjan Krali.

Ai u shpreh se rreh atë sa herë merr ankesa nga qytetarët. Deklarata e tij u pasua nga reagime nga qytetarët. Rama tha se e rreh përmes telefonit sepse do që ai të rrijë më shumë në këmbë dhe të bëjë më shumë punë.

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deputetin socialist Etjen Xhafaj i cili po qëndronte indiferent gjatë takimit me struktura në Kavajë duke mos u përfshirë në mbjelljen e pemëve.

Rama e thirri duke i kërkuar të kapë lopatën për të mbjellë pemë. Ai u shpreh se ata janë për pagë minimale dhe jo për rritje rrogash.

“O Etjen merr lopatën se je deputet. Doni dhe rritje rrogash ju. Jeni për t’ju bërë pagë minimale”, tha Rama.