12 Shkurt 2024

Nga Gazeta Sot

Gazetari Lavdrim Lita, i ftuar në një emision televiziv, komentoi mbledhjen e Asamblesë së PS-së ditën e sotme.

Ai theksoi se vizioni i deklaruar i Edi Ramës është 2023, pra që ai do ta mbajë postin e kreut të qeverisë deri në këtë.

Sipas tij pretendentët për kryeministër, pas Ramës, janë Erion Veliaj, Belinda Balluku dhe Taulant Balla.

“Vizioni i deklaruar i Ramës është 2030, kjo do të thotë që nëse ndodh ndonjë aksident gjatë rrugës një nga kandidatët që mund të jetë për kryeministër mund të futet për zëvendësim.

Ai ka shpallur garën të pasardhësit dhe sigurisht në vend të parë është Erion Veliaj, në vend të dytë është Belinda Balluku, dhe në vend të tretë është futur dhe Taulant Balla. Secili ka një anë të fortë por nuk i kanë  të tre armët. E para janë lidhjet ndërkombëtare që i ka Erion Veliaj, financat që ka Belinda Balluku, Taulant Balla që ka pjesën e partisë por nuk ka lidhjet ndërkombëtare dhe financat”-tha ai.