Maks Velo: Jo teatër me lekët e privatit, ndryshe do quhej “Teatri Fusha”.-

Maks Velo ka përmendur edhe kompaninë “Fusha”, e cila pritet të rrafshojë ndërtesën e Teatrit Kombëtar, teksa ka shtuar se një gjë e tillë nuk shkon.

Shkrimtari ka theksuar se në një rast kur bashkia merr përsipër një projekt të tillë, duke rindërtuar nga fillimi një teatër, nuk duhet t’ja dorëzojë atë privatit. Në rast të kundër sipas Velos, ai nuk do të quhet më Teatri Kombëtar, por Teatri “Fusha”, duke kujtuar kështu edhe Shkëlqim Fushën, pronarin e kompanisë së sipërpërmendur.

“Fusha që ka marrë pronën private, e ka marrë dhe le ta ndërtojë atë një gjë e ulët modeste që ka për të shkuar në harmoni. Por këtu konfliktohen gjërat, sepse ata thonë që nuk kanë lekë. Por nuk mund të ndërtosh më një teatër me lekët e privatit, sepse ai nuk do të quhet më Teatri Kombëtar, por teatri “Fusha””, ka thënë Velo në “Studio e Hapur”.