Majlinda Kelmendi është pa dyshim njëra ndër ambasadoret më të mira të Kosovës.

Sukseset e saj janë të panumërta, e të gjitha këto suksese, ajo i ndan me popullin shqiptar, të cilin tashmë ka arritur ta bëjë krenar anë e kënd botës.

Së fundmi, Kelmendi ka treguar një pjesë tjetër të karakterit të saj, atë të humanizmit.

Majlinda Kelmendi dhe Medalja saj e Artë, të cilën e fitoi në Lojërat Olimpike në Brazil 2016.

(Foto: Getty Images)

Duke qenë ambasadorja e organizatës “Care for Kosovo Kids” dhe njëherësh fituesja e medaljes së artë në Lojërat Olimpike, Majlinda Kelmendi shkroi këtë mesazh të veçantë duke i ftuar të gjithë që t’i bashkohen iniciativës së komunitetit të BERZH:

“Unë kam dëshirë që secili fëmijë të ketë shansin e vet në jetë. Për këtë kam dhuruar numrin tim me të cilin kam fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike në Rio në Brazil. Shitja e atij numri ka sjellur të ardhura për ilaçet e fëmijëve kosovarë të prekur nga kanceri. Kjo më bënë krenare.
Ftoj që të më merrni shembull dhe të dhuroni për ‘Care for Kosova Kids’, që të gjithë të kenë shans në jetë. Shuma që dhuroni ju do të dyfishohet nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim. Fëmijet kosovarë do të sherohen me ndihmën tuaj” (sic.), ka shkruar Majlinda Kelmendi. /Telegrafi/