26 Maji 2024

Një mace shkaktoi përmbytje në ndërtesën e komunës Dokkum në Holandë, duke shkaktuar një dëm total prej 325 mijë eurosh, njoftoi administrata e qytetit.

Macja u zbulua në ndërtesën e komunës gjatë punimeve të ndërtimit. Macja hapi rubinetin, për këtë arsye uji ka rrjedhur në mënyrë të padukshme, duke përmbytur përfundimisht disa zona të bashkisë, mobiljet dhe muret.

Dëmi ishte aq i madh sa disa punonjës u detyruan të punonin përkohësisht në një ndërtesë tjetër. Disa mure dhe dysheme duhej të ndërroheshin.

Në seancën e këshillit bashkiak të mbajtur këto ditë është paraqitur buxheti përfundimtar për dëmin prej gati 325 mijë eurosh.

Në fund, nuk ishte e mundur të vërtetohej pa dyshim se macja ishte në të vërtetë përgjegjëse për rubinetin e hapur, sepse askush nuk dëshmoi se kafsha e bëri këtë.