Lulzim Basha

8 Tetor 2022

Lulzim Basha duket se ka humbur mbështetjen në radhët e tij. Kontestimi i ka ardhur në Berat.

Në një mbledhje me strukturat e PD së jugut, kryetari i PD-së Fier Agron Kapllanaj mësohet se i ka thënë ndër të tjera:

“A e kuptoni se jeni një kryetar partie i dështuar në të gjithë betejat politike për 9 vjet?! Përse merrni pjesë në këto takime dhe i jepni kosto demokratëve kur vetë jeni tërhequr? Nëse keni plan për tu rikthyer atëherë ne nuk jemi me ju!”

Krahas Kapllanaj edhe Roland Bejko ka shprehur kundërshtitë e tij, duke thënë se nuk pranon sjelljen e Bashës karshi tyre.

Nga OraNews