8 Tetor 2022

Në një intervistë për Ora News, analisti Ilir Demalia u shpreh se kryebashkiaku Veliaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen për tu marrë nga drejtësia.

Sipas tij, ai ka abuzuar me pushtetin e bashkisë dhe është duke pastruar para të pista me ndërtimet që janë duke e bërë në të gjithë kryeqytetin.

Demalia shtoi se vendit i mungon një sistem drejtësie dhe prandaj Veliaj vepron si të dojë, duke shkatërruar çdo element identitare të Tiranës.

Demalia: Veliaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen për tu marrë nga drejtësia. Ky ka abuzuar dhe vjedhur dhe ka bërë 100 mijë të zeza. Ka korruptuar me para të pista me reklamash ndërtimesh, sepse ai i ka dhënë këto ndërtime. Organizma ndërkombëtare e pohojnë që në Tiranë me ndërtimet po pastrohen paratë e krimit dhe drogës, dhe me të cilët paguhen disa TV që paguhen nga Veliaj. Kanë marrë edhe leje te Sahati. Nuk masakrohen qendrat kështu nëpër botë. Ky e ka bërë Sahatin dhe qendrën e Tiranës, që edhe regjimi komunist e ruajti ashtu sikurse ishte, ky i ka shkatërruar.

Xhamia dhe sahati duken si bibilush me ato pallate. Nuk duhet të merremi më me këtë palaço, por duhet të merret drejtësia. Ne jemi një shtet klanor dhe bandit, që nuk e dimë ne ca është shteti i së drejtës. Në çdo shtet ajo që mban balancën është sistemi i drejtësinë. Këta në fakt e emërojnë sistemin e drejtësisë dhe bëjnë korrupsion me kriminelë që lajnë paratë në ndërtimet e Tiranës. Tirana është një qytet që nuk ka teatër dhe nuk ka një stacion treni. Fakti që nuk ka drejtësi ky bën çfarë të dojë.

Nga OraNews