Lubonja: Nëse vepron SPAK për kallëzimin ndaj Ballës, tërhiqem nga kritikat

– 25/02/21

Gazmend Bardhi solli sonte në debat një rast konkret se si, shtabi i Taulant Ballës telefonon personat që janë në listën e ndihmës ekonomike, dhe në një rast i kërcënon me heqje nga skema nëse nuk votojnë PS-në, dhe në rastin tjetër, ua kujton se dyfishimi deri në qershor, që është një manovër elektorale, është pikërisht një vepër e drejtuesit politik të rilindjes, në Elbasan

Pasi u njoh sonte në Real Story, me kallëzimin që ka bërë Gazment Bardhi ndaj Taulant Ballës, për kërcënimet që u bëhen qytetarëve në Elbasan me ndihmën ekonomike, në këmbim të votës, Fatos Lubonja e solli debatin tek reforma në drejtësi.

Analisti është i njohur për qendrimet e tij kritike ndaj produktit që erdhi nga reforma në drejtësi dhe gjithnjë është shprehur se institucionet, prokuroria dhe gjykatat janë nën kontrollin e Edi Ramës.

Por, Lubonja u shpreh, se nëse SPAK do të veprojë ndaj këtij kallëzimi, ndaj krimit elektoral të Ballës në Elbasan, ai do të tërhiqet nga qendrimet e tij kritike.

Gazeta Mapo