Liqeni kilian kthehet në shkretëtirë, duke alarmuar për ndryshimet klimatike

Rezervuari Penuelas në Kilin qendror ishte deri njëzet vjet më parë burimi kryesor i ujit për qytetin e Valparaiso, duke mbajtur ujë të mjaftueshëm për 38,000 pishina të përmasave olimpike. Tashmë ka mbetur ujë vetëm për dy pishina.

Një hapësirë ​​e madhe dheu e tharë dhe e plasaritur që dikur ishte shtrati i liqenit është i mbushur me skelete peshqish dhe kafshë të dëshpëruara që kërkojnë ujë.

Liqeni kilian kthehet në shkretëtirë, duke alarmuar për ndryshimet klimatike

Temperaturat më të larta të ajrit kanë bërë që bora në Ande, dikur një depo kryesore e ujit për pranverën dhe verën, të shkrihet më shpejt ose të kthehet drejtpërdrejt në avull.

Thatësira ka goditur prodhimin e minierës së madhe të bakrit në botë, ka nxitur tensionet mbi përdorimin e ujit për litium dhe bujqësi dhe ka bërë që kryeqyteti Santiago të bëjë plane të paprecedentë për racionimin e mundshëm të ujit.

Liqeni kilian kthehet në shkretëtirë, duke alarmuar për ndryshimet klimatike

Ne duhet t’i lutemi Zotit të na dërgojë ujë, tha Amanda Carrasco, një 54-vjeçare që jeton pranë rezervuarit të Penuelas.

Nga OraNews