28 Prill 2024

Autoritetet britanike do të nisin një operacion të befasishëm për të arrestuar azilkërkuesit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Lajmi bëhet i ditur nga The Guardian, e cila specifikon se operacioni do të nisë të hënën, javë më herët se sa pritej.

Media britanike raporton se ky operacion do të bëhet në kuadër të ligjit për dërgimin e azilkërkuesve në Ruanda, ndërsa mendohet se është caktuar të përkojë me zgjedhjet lokale.

Zyrtarët planifikojnë të mbajnë refugjatët që vijnë për takime rutinë në zyrat e shërbimit të imigracionit dhe gjithashtu do të marrin njerëz në mbarë vendin në një aksion të madhe dy-javor.

Ata do të transferohen menjëherë në qendrat e paraburgimit, të cilat tashmë janë përgatitur për operacionin, dhe do të mbahet për t’u vendosur në fluturime për në Ruanda, duke përfshirë të parën që do të ngrihet këtë verë. Të tjerë të identifikuar për këto fluturime tashmë po mbahen.

Ndërkohë, Policia në Skoci është vënë në gatishmëri për shkak të rrezikut të lartë të protestave në rrugë dhe përpjekjeve të aktivistëve pro-refugjatë për të ndaluar ndalimet.