30 maj 2022

… Një lloj i përhapur në Kongo ka më tepër gjasa të jetë vdekjeprurës sesa varianti i Afrikës Perëndimore.

Personat që janë infektuar me linë e majmunëve rekomandohet të izolohen në shtëpi, për sa kohë që nuk kanë simptoma serioze dhe marrin masa paraprake duke kufizuar kontaktet e ngushta me njerëzit e tjerë, sipas udhëzimeve më të fundit të publikuara sot nga Shërbimi Britanik i Shëndetësisë (UKHSA).

Shërbimi Britanik i Shëndetësisë tha sot se personat që janë të infektuar duhet të shmangin kontaktin me njerëzit e tjerë derisa puçrrat të zhduken nga lëkura.

Ekspertët britanikë thanë gjithashtu se të infektuarit duhet të shmangin marrëdhëniet seksuale sapo të shfaqen simptomat e para të lisë së majmunëve.

Edhe pse nuk ka prova të disponueshme që lija e majmunit transmetohet përmes sekrecioneve mukoze, të infektuarit këshillohet që të përdorin prezervativë për tetë javë pas infektimit, për arsye paraprake.

Gjatë muajit maj janë konfirmuar rreth 300 raste me virusin e lisë së majmunëve. Deri më tani nuk është raportuar asnjë vdekje.

Simptomat e lisë së majmunëve janë të ngjashme me ato të lisë: ethe, lodhje dhe flluska që përhapen në fytyrë dhe trup.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha sëmundja nuk është e rrezikshme dhe nuk shkakton viktima nëse trajtohet që në fillimin e simptomave por mund të jetë e rrezikshme për fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me imunitet të dobët.

Sipas informacioneve deri më tani ka qenë fatale në 3-6% të rasteve – një normë e rritur nga kujdesi i dobët shëndetësor në shumë vende afrikane.

Një lloj i përhapur në Kongo ka më tepër gjasa të jetë vdekjeprurës sesa varianti i Afrikës Perëndimore që tani po përhapet jashtë kontinentit.

Gazeta Dita