Lëkundje të forta tërmeti në Kosovë, mësoni forcën dhe epiqendrën

15 janar 2020

Kosova është goditur nga një lëkundje e fortë tërmeti pasditen e sotme.

Sipas “Emsc”, lëkundja kishte një magnitudë prej 4.3, me një thellësi prej 10 km.

Epiqendra ka qenë rreth 18 km larg Mitrovicës.

Nuk bëhet fjalë për dëme të shkaktuara. Kosova nuk përfshihet në hartën e lëkundjeve të forta të tërmeteve.

Gazeta Panorama