15 Mars 2024

Lafter Maliqi, i ftuar në një emision televiziv, ka folur për gjendjen e sigurisë në vend, pas atentatit fatal ndaj ish-punonjësit të burgjeve Gentjan Bejtjas.

Sipas Maliqit, në shkallë vendi nuk ka siguri për shkak se këtu drejtojnë bandat, oligarkët, mafia dhe drejtësia është në kontrollin e mafies së drejtuar nga Edi Rama.

Maliqi theksoi se Rama tashmë e ka mbushur kupën dhe po vazhdon luftën brenda llojit, duke urdhëruar drejtësinë e tij të kapur, ata prokurorë të SPAK që i përdor edhe për të goditur opozitën dhe për të goditur brenda llojit.

Maliqi: Njoh edhe rrezikun që i kanoset policëve, madje një pjesë e madhe e tyre janë të ndershëm në kryerjen e detyrës, nuk ka siguri në burgje, imagjinoni në shkallë vendi nuk ka e nuk ka siguri për shkak se këtu drejtojnë bandat, oligarkët, mafia, drejtësia është e kapur dhe çdo gjë është në kontrollin e kësaj mafie e drejtuar nga njeriu me shallvare, dordoleci i Surrelit, i cili tashmë e ka mbushur kupën dhe po vazhdon luftën brenda llojit, duke urdhëruar drejtësinë e tij të kapur, ata prokurorë të SPAK që i përdor edhe për të goditur opozitën dhe për të goditur brenda llojit.

Para disa muajsh, mos të harrojmë se kur ndodh në burgun e sigurisë së lartë vrasja, brenda për brenda dhe u arrestuan disa policë fatkeq, ndërkohë që vrasja ishte e mirëorganizuar nga jashtë dhe me pagesë, u morën në qafë disa policë me arrest me burg dhe disa të tjerë që vazhdojnë të jenë në dyert e gjykatave, të kapura dhe të urdhëruara për të goditur njerëz pa peshë.

Burgjet e Shqipërisë janë mbushur me të varfër dhe ata pak që janë kriminel me emër apo politikanë janë me regji dhe janë përdorur në kohë fushate.

Mos të harrojmë që në kohë fushate kanë dalë edhe kriminel me burgim të përjetshëm apo me 25 vjet burg vetëm për tu përdorur për këtë qëllim.