Kur Skenderbeu do kurorzohej Mbret. –

Nga: Jahja Dracolli.

Vitëm disa javë para se ta kurorizonte për mbret Gjergj Kastrioti-Skënderbeun, në Ancona të Italisë  vdes papa Pio II (1458-1464)!

Në qytetin Ancona, ku vepronte atëbotë kolonia e qendrueshme arbërore, papa Pio II (emri mirëfilltë i tij, Enea Silvio Piccolomini), pas aktiviteteve të rëndësishme ndërkombëtare, priste për të kaluar në Republikën e Raguzës (gusht-tetor 1464). Dihet se, papa Pio II ose ndryshe Aneas Silvius është shquar për njërin ndër humanistet e historianet më të mirënjohur të periudhës së Humanizmit dhe Rilindjes europiane. Si i tillë është shquar edhe në Koncilin e Bazelit (1439). Nga viti 1442 e ndeshim në Vjenë për sekretar personal të perandorit Fridrika III; më 1446 është emëruar ipeshkëv i Triestës; më 1447 i Sienës; më 1456 kardinal, dhe së fundi më 1458 u zgjodh për Papë. Njoftime të rëndësishme për Arbërinë në periudhën e Gjergj Kastrioti-Skënderbeut mund të ndeshim në veprat monumentale të tia: “I Commentarii rerum memorabilium, quae temporibus suis contigerunt”, “De gestis Concili Basiliensis commentariorum, libri II”, “Opera omnia” e ndonjë tjetër.
Objektivi kryesor i Piccolomini-t në Republikën e Raguzës ishte takimi me burrat më të shquar të kohës në mbrojtjen e vlerave europiane. Pra, Dukën e Republikës së Venedikut Cristoforo Moro, mbretin e Hungarisë, Matthias Corvinus (Mátyás Corvin, Mátyás Hunyadi, 1443-1490), si dhe me Gjergj Kastrioti-Skënderbeun, i cili nga papa Pio II priste të kurorizohet për mbret të Arbërisë.
Gjithë kjo histori interesante fshifet në arkiva në Raguza, Ancona, Venezia, Roma, e ndonjë tjetër. Pëveç njoftimit që ndërlidhet me kurorizmin e Gjergj Kastrioti-Skënderbeut për mbret nga papa Pio II, tërheqin vëmendjen edhe njoftimet për përgaditjet e Republikës së Raguzës për pritjen e personaliteteve më të shquara të kohës, që kanë nisur ç’prej janarit, respektivisht prej majit të vitit 1464, dhe në këtë kuadër nga vargu i madh i realizimeve përgaditore duhet përmendur dhe sigurimi e disa pikave të rëndësishme të qytetit, sidomos sigurimin e fortifikatës Revelin!

Burimi: Copëz dokumenti që sot ruhet edhe në Arkivin Shtetëror të Kosovës!