“Kthjellime, vranësira dhe shi” – Parashikimi i motit sot

– 13/06/21

– Gazeta mapo.al

Sot pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike për vendin tonë

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Në zonën e veriut vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, dhe në relievet malore të kësaj zone përkohësisht reshjet do të marin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri lokal.

Shtrëngata shiu afatshkurtra në orët e mesditës parashikohen gjithashtu edhe në relievet malore në pjesën tjetër të vendit.