Për cilin kandidat shkoi vota e tij? Sali Berisha flet nga selia e PD-së dhe habit me ato që thotë: I qëndroj deklaratës për rikthimin si lider!

13 QERSHOR 2021

Ish-Kryeministri Sali Berisha votoi sot në selinë e PD në procesin për zgjedhjen e kreut të ri të kësaj partie. Në garën për postin e kryetarit demokrat janë Fatbardh Kadilli, Edith harxhi, Agron Shehaj dhe Lulzim Basha.

Berisha nuk ka pranuar të bëjë publike votën e tij, duke e cilësuar si sekretin e të gjitha sekreteve.

Ai u pyet nëse i qëndron deklaratave për një rikthim në Krye të PD, ndërsa u shpreh se mbetet konsistent në deklaratat e tij.

Gazeta Sot