6 Prill 2023

Ish-drejtoresha e “Tatimeve”, tashmë zyrtare e Partisë së Lirisë, Brisida Shehaj, është shprehur se premtimet e kryeministrit Edi Rama për rritjen e pagave bëhen për të mbyllur gropën e pensioneve të një popullsie që po plaket.

Komentet Shehaj i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se Rama duket se është në një hall të madh.

Ajo shtoi se Rama kërkon të bëjë që biznesi i vogël të paguajë tatim mbi fitimin nga 15-23 %, të përafërt me taksën që duhet të paguajnë kompanitë e mëdha.

Pjesë nga biseda në studio:

Si i shikoni premtimet e Ramës për rritjen e pagave?

Shehaj: Kryeministri i bie të jetë shumë në hall të madh. Rrtija e pagës minimale u bë aq kohë, që shumë ekspertë thonë se për biznesin e vogël është fiktive. Ata thjeshtë do të paguajnë disa taksa më tepër për të mbuluar atë gropën e pensioneve të popullsisë që po plaket. Sigurimet shoqërore do të bëhen nga ne që jemi sot krah pune. Ky është problemi. Ai zotëria këtë gropën e pensioneve e mbulon në këtë formë.

Biznesi i vogël do të paguajë 15-23 % tatim fitimi, kur korporatat e mëdha paguajnë po njësoj. Për të mbushur arkën kryeministri po ndjek taktikën me rritjen e pagave. Mendos se Rama ka nevojë në këtë fushatë të bëjë disa pemtime, pasi bashkitë kanë kaluar në faliment total. Ne kemi 50 % të buxhetit të Bashkisë së Tiranës që vijnë nga betoni. Larg o zot të mbarojë betoni, do të kemi një bashki të falimentuar. 70 % e të ardhurave të vijnë nga një individ.

Gazeta Panorama