Krijohet testi i ri për koronavirusin, ta jep përgjigjen për 3 minuta

9 SHTATOR 2020

Jo për 24 orë, as për 90 minuta, tashmë është krijuar një test që ta jep përgjigjen për Covid-19 brenda 3 minutash. Testi i ri “Made in Italy” tregon nëse keni, apo jo koronavirus për tre minuta përmes pështymës. Quhet “Daily Tampon” dhe është krijuar nga një kompani me bazë në Brianza në Merate (Lecco) në bashkëpunim me Universitetin e Sannio-s. Testi ka marrë miratim nga Ministria e Shëndetësisë dhe për këtë arsye do të fillojë prodhimi, informon dritare.net

“Daily Tampon” funksionon si një test shtatzënie. Merrni pak pështymë me një shkop pambuku, vendoseni te testi dhe vetëm në 3 minuta, falë përdorimit të përbashkët të tre reagjentëve, tamponi nxjerr rezultatin: nëse je pozitive dalin dy viza, nëse je negativ vetëm një.

/K.C/dritare.net