Koronavirusi/ Gushti muaji më dramatik në Shqipëri, vjeshta do të sjellë rreziqe të reja

26 Gusht 2020.

Specialistët vërejnë njerëzit mund ta ruajnë jetën me 3 masa të thjeshta, maska, distanca dhe higjena, por është për të ardhur keq që disa dhjetëra qytetarëv po humbin jetën për gjëra kaq të vogla, si maska dhe distanca, por i shkelin rregullat, duke rrezikuar veten dhe të tjerët.

Por është paradoksale, sipas tyre, që po ata qytetarë që nënvlerësojnë parandalimin dhe shkelin masivisht masa kaq të thjeshta, nga ana tjetër mbivlerësojnë testimin, i cili nuk është mjekim, por thjesht identifikim i infeksionit.

U shpresua që gjatë verës rastet do të ishin më të pakta, por nënvlerësimi i rrezikut ishte më i madh.

“Në fakt, njerëzit kanë qendruar në mjedise me kondicionerë. Shpesh herë pa maska. Kemi të bëjmë me një rrugë aerogene infektimi, gjë që tashmë është vërtetuar dhe në këtë mënyrë ne, gjatë verës, sidomos gjatë muajit gusht kemi patur një rritje të rasteve. Shpresojmë që ta kontrollojmë gjendjen dhe ta gjurmojmë më shumë dhe të informojmë më shumë gjatë shtatorit, kur nis një strategji e re me më shumë testime” – thotë zonja Bino.

Ekspertët vlerësojnë se këto 6 muaj trupa shëndetësore e Shqipërisë e ka përballuar pandeminë me qëndrueshmëri dhe vullnet, me një nivel të ulët vdekjesh – falë punës së mirë të mjekëve në spitale, dhe duke parandaluar shpërthime masive të infektimit të krahina dhe biznese të mbipopulluara, ose duke i izoluar shpejt ato.

Por vjeshta do të sjellë rreziqe të reja, sepse covidi do të ngatërrohet me stinën e gripeve të tjera dhe mjekimet do të vështirësohen shumë, ndërkohë që do të nisë është procesi mësimor në shkolla, ndaj masat mbrojtëse duhet të jenë shumë herë më të larta./VOA

Nga Gazeta Shqip