Konsullata shqiptare në Ukrainë bombardohet nga raketat ruse

7 Mars 2022

Konsullata shqiptare në Ukrainë bombardohet nga raketat ruse

Godina ku ushtron aktivitetin Konsullata e Nderit të Shqipërisë në qytetin ukrainas të Kharkovit ka rënë pre e sulmeve mbrëmjen e të dielës.

Lajmi është bërë i ditur nga Minisitria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë përmes një postimi në twitter ku thotë se konsullata është goditur nga raketat ruse.

Rusia prishet me Shqipërinë, e fut në listën e zezë të vendeve armike

Nga sulmi nuk ka pasur të lënduar apo viktima.

Duke dënuar sulmin, Konsullata shqiptare konfirmon se stafi i saj është i sigurt.

Konsullata e Nderit Shqiptare ne Ukraine

Nga OraNews