Kjo është shtëpia më e lumtur në botë… –

Nëse mendoni se nuk ekziston një ndërtesë, që mund t’ju vjedhë buzëqeshje të gjithëve që e shohin dhe t’i sjellë në humor të mirë ata që punojnë aty, duhet ta besoni.

Ndoshta nuk keni parë Happy Rizzi House, e njohur si “Shtëpia më e lumtur në botë”.

Ekscentrike, gjithë ngjyra dhe e çuditshme, “Shtëpia më e lumtur në botë” ndodhet në Gjermani, në Braunschweig, në Saksoninë e Ulët, e njohur edhe me emrin Brunsëick. Një vend ku qielli është shpesh gri dhe moti i ftohtë, veçanërisht në vjeshtë dhe dimër. Por kjo ndërtesë i jep padyshim, ngjyra këtij qyteti, dhe gjatë viteve ka ndikuar në rritjen e numrit të turistëve në Braunschëeig, vetëm dy orë larg me tren nga Berlini.

Happy Rizzi House, ndërtimi i së cilës filloi mes 1997 dhe 1999 dhe përfundoi më 1999, ndodhet në Ackerhof, në zonën Magnivertel. Shtëpia ndërthur pop artin, grafite, personazhe komike dhe ngjyra – mes vizatimeve abstrakte, formave antropomorfe, zogjve dhe shumë dekoracione të tjera. Një injeksion i vërtetë lumturie për gjithë ata që e vëzhgojnë dhe jetojnë aty.

Ndërtesa lindi nga gjenia e artistit amerikan James Rizzi, puna e arkitektit gjerman Konrad Kloster dhe nga ristilimi i designerit të shquar Oliver Kray.