Kisha e “Shen Spiridhonit ” VUNO , VLORE

Ne skajin jugor te fshatit Vuno, midis ullishtave shekullor ndodhet manastiri i Shen Spiridhonit me kishen me te madhe te fshatit. Ne nje mbishkrim shkruhet se kjo kishe u rindertua ne vitin 1778 dhe u pikturua e gjitha ne vitin 1784 me harxhet e shpenzimet e banoreve te fshatit. Kisha eshte e tipit bazilikate e perbehet nga hajati i mbeshtetur ne arkada e kolonada, nga naosi i ndare ne tre nefe, altari dhe hapesida. E gjithe kisha ruan vlerat arkitekturore dhe eshte e pasur me piktura murale. Pas shkaterrimit qe pesoi me djegien e gjithe catise ne vitin 1998 dhe demtimet qe pesoje ne maj te vitit 2014 u realizua restaurimi i plote i kesaj kishe. Restaurimi konsistoi ne perforcimin e gjithe struktures, ne konservimin e pikturave murale dhe ne mbulimin e catise. Ky restaurim do te siguroj jetegjatesine e vlerave monumentale dhe artistike te kishes.