Kina ndalon filmin e arushit të famshëm Winnie-the-Pooh, ngjan me presidentin Xi Jinping. –

Kina ndalon “Winnie The Pooh”. Ditët e fundit në kinematë botërore po shfaqet filmi për fëmijë ‘Christopher Robin’ , i cili bazohet në historinë e arushit Winnie, i njohur nga të gjithë fëmijët.

Arsyeja, e cila nuk është ende zyrtare është se arushi i famshëm në të kaluarën është përdorur nga opozita në Kinë për të tallur presidentin e vendit, Xi Jinping.

Në qershor të vitit 2013 presidenti kinez vizitoi presidentin Obama në Kalifroni dhe ndër titujt që morën më shumë vëmendje ishin ato që krahasonin dy presidentët me Winnie Pooh dhe tigrin, duke i treguar Xi dhe Obama në pozicione pothuajse identike.

Filmi që ndalohet në Kinë

Historia vazhdoi në nëntor të vitit 2014 kur presidenti kinez vizitoi kryeministrin japonez Shinzo Abe. Edhe njëherë, vëmendja u fokusua tek ngjashmëritë mes presidentit dhe arushit, ndërsa Abe e gjeti homologun e tij tek gomari Eeyore.

Në vitin 2015, imazhi i Presidentit kinez që kontrolloi trupat kineze, u krahasua me personazhin e filmit të vizatuar duke qëndruar në një makinë kabriolet.