Kete nuk e kishim degjuar: Vendosen dje të mos i hapin negociatat e Shqipërisë këtë vit / Ambasada e SHBA: Përgëzime! Shqipëria ka bërë përparim. –

27 June, 2018

Ministrat e Jashtem te BE vendosen dje të mos i hapin negociatat e Shqipërisë këtë vit por i shtynë për në 2019. Ashtu si dhe qeveria, ambasada e SHBA ne Tirane e sheh vendimin si pozitiv.

Postimi në facebook:

Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe. Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar.

Kujtojme qe Bashkimi Europian dakordoi të martën (26 qershor) se do të hapte negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë në qershor të vitit të ardhshëm, me kusht që të plotësohen një sërë kushtesh, si: sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

“Shtetet anëtare të BE përcaktuan rrugën drejt negociatave të pranimit me ish-republikën jugosllave të Maqedonisë dhe Shqipërisë në qershor të vitit 2019,” njoftoi presidenca bullgare e BE në Twitter pas 10 orësh debatesh.