Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar disa projekte restaurimi për monumente të ndryshime në të githë vendin. –

Njofton: Mirela Kumbaro.

“Ura e Nivanit” ne Zagori , mjaft e rrezikuar nga gerryerjet e brigjeve, do te restaurohet brenda vitit.
Mes objekteve të tjera për restaurim projektet e te cilave u pergatiten nga Instituti i Monumenteve te Kultures e qe u miratuan tashme janë:
“Ura Antiko – Mesjetare “mbi lumin Vjosë, nën kalanë e Tepelenës
“Kalaja e Drishtit”, Shkodër;
piktura murale në Kishën e Marmiroit, Pashaliman – Vlorë; “Kalaja e Bashtovës”, pranë fshatit Vilë, Rrogozhinë;
“Ura a Mesit”, në fshatin Mes, Shkodër;
“Kisha e Ipapandisë”, në Dhërmi –Vlorë.