23 Maji 2023

Brenda pak orëve Shqipëria është lëkundur nga disa goditje sizmike, që fatmirësisht kanë qenë me magnitudë të ulët, sipas Institutit Sizmologjik.

Mëngjesin e sotëm në orën 05:17:27 është shënuar një tërmet 3.1 ballë me epiqendër në kufirin me Malin e Zi, që është ndjerë edhe në një pjesë të Shkodrës.

Nga veriu në jug. Në orën 05:18:54 instituti sizmologjik kapi një goditje në detin Jon 2.6 ballë që u ndje në Sarandë.