31 Maji 2023

Procesi i rinumërimit të votave zbuloi deformim të rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit për Këshillin Bashkiiak të Mallakastrës.

Hapja e një kutie të kërkuar nga PDIU i dha këtij subjekti politik një mandat këshilltari , të cilin ia mori koalicionit Bashkë Fitojmë.

Pas rinumërimit rezultoi se 63 fletë votimi që kishin siglën e partisë së Shpëtim Idrizit ishin llogaritur në favor të Partisë Socialiste. Ndërkohë që mandati i dytë që PDIU mori pas rinumërimit të votave, iu hoq koalicionit “Bashkë Fitojmë” që kishte 50 vota më pak.

Ndërkaq, KAS shtyu vendimin deri ditën e hënë lidhur me kërkesën e koalcionit “Bashkë Fitojmë” për rinumërim të votave për kryetar bashkie në bashkinë Belsh në të gjitha qëndrat e votimit pasi sipas tyre kishte manipulime.

Ata gjithashtu kërkonin që kutia e votimit në burgun Kosovë të shpallet e pavlefshme, me pretendimin se të burgosurit nuk ishin banorë të asaj njësie.

Në Kas gjithësej janë depozituar 18 ankime për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.

Nga Mola Luku, Tv Oranews