1 Nentor 2022

“Në jug të Shqipërisë, një kryetar bashkie përdor drogë kokainë…”.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka ngritur shqetësimin, për nivelet e përdorimit të drograve të forta në vendin tonë.

Karamuço ka deklaruar se ky fenomen është bërë shqetësues jo vetëm për të rinjtë, por edhe për administratën publike, pasi sipas tij është e prekur dhe duhet të testohet rregullisht.

Dukë folur në abcneës, Karamuço deklaroi se edhe një kryetar bashkie në jug të Shqipërisë, përdor drogë kokainë, dhe kjo varësi i ka krijuar shqetësime emocionale të personalitetit, të cilat janë verifikuar dhe nga vartësit e tij.

“Në jug të Shqipërisë, një kryetar bashkie përdor drogë kokainë. Ka krijuar shqetësime emocionale të personalitetit, të cilat janë verifikuar dhe nga vartësit e tij. Prandaj duhet që patjetër të merren masa për administratën shtetërore, rojet, sinjalizuesit publikë duhet t’i kemi edhe për këtë aspekt. Jemi përplasur fort, me struktura të veçanta të policisë së shtetit, por nuk dimë se çfarë bëhet me administratën tjetër shtetërore, atë civile”, tha Karamuço.