1 Nentor 2022

Deputeti i Partisë Socialiste, ish Zvkryeminister Erion Braçe, gjatë Komisionit që po diskutohej në lidhje me buxhetin 2023 ka shpërthyer me tone të forta në lidhje me paratë e shitjes së Bankersit. Braçe pretendon se ka akoma fermerë pa marrë naftën.

Erion Braçe: Ligji i buxhetit të shtetit është korrekt. Sillni si argument prokurimet publike, por nuk ia kemi dalë që PPP ti çlirojmë nga interesi korruptiv. Nuk të bën njeri hajdut me zor. Kemi problem me administratën. Keni një drejtori për monitorimin e buxhetit. Pse i paguajmë ato njerëz? Çfarë bën? Kemi krijuar një fryrje të administratës dhe na kushton shtrenjtë edhe si paga edhe si shpenzime. Ka ardhur momenti të rishihet puna e gjithsecilit. Aspekti tjetër është për shkak të mënyrës si po qeverisin jemi me sufiçit.

Kur marrim përsipër që të japim stimul fiskal për të ndihmuar punën, si shkojmë në shkurtimi. Po ky është shkrutim i fshehtë dhe vë në rrezik edhe politikën e stimulit fiskal. Ju që jeni ministrja duhet të jeni njeriu më me zë. T’ju marr bujqësinë? Deri tani kanë marrë naftën falas, 2/3 e personave që kanë aplikuar. Nuk ka qenë me limit fituesish. Sot që flasim mbeten edhe 1/3 që nuk kanë marrë naftë. Pse kur ne paskemi para pa përdorur? Cila është arsyeja? Çfarë do i japim turistëve për të ngrënë? Sa kohë ka para, nuk kam mirëkuptim për skemën e naftës. Por kur paratë janë në buxhetin e shtetit, brenda ushtrimit buxhetor të këtij viti edhe kur ka para më tepër, pse këta njerëz nuk duhet të përfitojnë?

Ose i qëndrojmë planit që kemi, ose kjo më nuk ka kuptim. Në krahun tjetër, të ardhurat janë planifikuar në rrjet. Në harkun e 2 viteve të fundit kompani koncensionare janë shitur dhe asnjë nuk di çmimin. Sa para është vlera e transaksionit. Në harkun e 3 viteve të fundit është shitur kompania që mbante kontratën më të madhe të prodhimit të naftës, nga Bankers tek kompania kineze. Asnjë nuk e di sesa para. Këtu janë para, jo ato të rrogave. Si këto shembuj ka të tjerë plotë.

Në këtë vend janë shitur hidrocentrale pa lekë. Sot do kishim situatë tjetër nëse nuk do të kishte ndodhur ajo shitje. Me kapitalin kanë ndodhur nga mashtrimet tek evazioni fiskal. Tek të ardhurat nga kapitali kemi tatim të sheshtë. është kollaj të mbash TVSH në doganë. Të marrësh këto para është e rëndësishme. Këto e mbushin buxhetin.