Ka të vdekur dhe njerëz nën rrënoja. Zjarfikset dhe ushtria drejt Thumanës

Tani

Termeti i forte 6.4 balle duket se nuk ka.kaluar pa deme ne njerez dhe banesa.Një pallat ne Durres është shëmbur plotësisht, ndërkohë që mësohet se ka njerëz të mbetur nën rrënoja.

Në lagjen nr.18 në Durrës po organizohet operacione shpëtimi për të nxjerrë banorët nga rrënojat e nje ndertese me shembje  te shteses se nje pallati dhe e nje godine dy kateshe ne Durres dhe disa banesa te rrezuara ne Thumane.

Zjarrfikesit dhe efektivet FA po punojne per te ndihmuar banoret nen rrenoja.

Shqiptarja.com raporton per një gjyshe që ka humbur jetën e zënë nën rrënoja nga shembja e një pallati, ndërsa në prehërin e saj mbante nipin. I vogli është nxjerrë gjallë nga të afërm dhe forcat zjarrfikëse. Nga raportimet nga terreni, thuhet se mund të bëhet fjalë për rreth 10 persona që mund të jenë nën rrënoja në godinat e shembura në Thumanë. Nuk dihet ende situata e saktë.