Lajmi i fundit/ 7 të vdekur nga tërmeti 6.4 ballë në Shqipëri

26 Nëntor 2019 | 08 : 22

Shqipëria është zgjuar mëngjesin e sotëm nën lëkundjet e një tërmeti me pasoja apokaliptike, që ka lënë pas viktima të plagosur dhe dëme të pallogaritshme në banesa.

Tërmeti më i fortë ka qenë ai i orës 03:54 minuta, me magnidutë 6.4, që arrin intesitetin deri në 9 ballë në qytetin e Durrës, ndërsa epiqendra e tij ka qenë në detin Adriatik.

Deri më tani raportohet për 7 viktima, 1 i ri në Kurbin që u hodh nga ballkoni, dy gra në Thumanë, dhe dy viktima në Durrës. Nxirren edhe dy trupa të pajetë tek vila Palma në Durrës.

Në Thumanë dhe në Durrës dëmet kanë qenë më të mëdha dhe po punohet mbi rrënoja, pasi dyshohet që ka disa persona që janë aty, madje raportohet për familje, mes tyre dhe fëmijë.

©Copyright Gazeta SHQIP