Ja se si terroristët serbë do ta aneksonin veriun e Kosovës: – “Do sulmonin nga 37 pozicione”. Policia zbardh Planin.

Blogu i UdhëtaritShoqerore

Ja se si terroristët serbë do ta aneksonin veriun e Kosovës: – “Do sulmonin nga 37 pozicione”. Policia zbardh Planin.

1 Tetor 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sekuestruar dokumente që dëshmojnë planin për aneksimin e veriut

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka deklaruar se grupi i terroristëve serbë që sulmoi në Banjskë më 24 shtator, po planifikonte aneksimin e veriut të Kosovës.

Në një deklaratë për shtyp, Hoxha deklaroi se janë sekuestruar dokumente të cilat dëshmojnë planin, por që tani s’mund t’i bëjnë publik. Sipas Hoxhës, plani parashikonte sulme nga 37 pozicione në veri të vendit.

“Kanë pasur jo vetëm për qëllim marrjen e fshatit Banjskë dhe sulmin ndaj Policisë apo s’ka qenë plan vrasja e policit por plane tjera. Plani i tillë ka qenë një plan total i aneksimit të veriut të Kosovës.

Në dokumentet që ne i kemi në dorë, por të cilat tani për tani nuk mund t’i ndajë me ju, ka një plan për aneksim total të pjesës veriore, të paraparë në fazën fillestare me 37 pozicione, nga ku do të sulmoheshin njësitet tona policore jo vetëm në Banjskë, jo vetëm në Zveçan, por në gjithë pjesën veriore të Kosovës. Pastaj, krijimi i korridorit të lirë për Serbinë dhe furnizimet e tjera me njerëz, materiale dhe furnizimet tjera të nevojshme për rezistencë të armatosur dhe për krijimin e një realiteti të ri në këtë vend. U dëshmua që betejat dhe luftërat nuk i fitojnë ata që kanë armatim, por betejat i fitojnë ata që kanë kauzë të drejtë dhe që kanë zemër. E ata kanë qenë Policia e Kosovës dhe shteti jonë”, tha ai.

Aleksandra Peshtani, Gazeta shqip

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *