14 Mars 2024

Shqipëria është tronditur gjatë natës nga një termet i fortë, i pasuar me disa postgoditje.

Mësohet se lëkundjet e forta janë ndjerë në afërsi të Koplikut, ndërsa tërmeti ishte me magnitudën 5.4. Lëkundjet, të cilat janë regjistruar rreth orës 04:06, janë ndjerë thuajse në gjithë Shqipërinë.

Ndërkohë, më pas ka pasur minitërmete të vogla, ku më i madhi ka qenë me magnitudën 2.5 . Deri më tani nuk raportohet për dëme.

Shqipëria shkundet nga tërmeti i fuqishëm gjatë natës,Shqipëria shkundet nga tërmeti i fuqishëm gjatë natës,