1 Nentor 2022

Garda Revolucionare e Iranit po kërcënon për sulme me dronë dhe raketa bazat amerikane në Lindjen e Mesme, Izrael si edhe Shqipëri. Në një video të publikuar në rrjete sociale, duket se janë vendosur objektivat në kampin MEK në Manëz të Durrësit.

Kujtojmë se më parë, gazeta britanike ‘Daily Express’ i dedikoi një artikull sigurisë në Shqipëri duke shkruar se pritet një kërcënim nga regjimi Iranian për shkak se opozita MEK është strehuar në Manëz.

Ashtu sic duket në video, mnë parë gazetarët britanikë thonin se Irani kishte lëshuar një kërcënim se do të godiste me raketa balistike kampin e muxhahedinëve në Manëz të Durrësit. Ky kërcnim për sulm ishte shpërndarë nga agjencia e lajmeve “Fars Neës Agency”.

Kërcënimi për sulme me dron vjen pasi Shqipëria ra pre e sulmeve kibernetike nga Irani.  Sulmi i parë kibernetik ndodhi në mes të muajit korrik të këtij viti, ku u sulmuan portalet shtetërore të shërbimeve online, të cilat nuk funksionuan për 4 ditë. Më 10 shtator, hakerat iranianë sulmuan sistemin TIMS.  Pasi u konfirmua se sulmi ishte ndërmarrë nga qeveria iraniane, Shqipëria prishi marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Gazeta Sot