‘Identitet’:- Studiuesi Jaho Brahaj flet mbi origjinën e shqiponjës dykrenare: Ishte një ogur shumë i mirë, nëse e shikoje kur…

Tv Faxweb.al

Studiuesi Jaho Brahaj i ftuar në emisionin ‘Identitet’ foli mbi origjinën e simbolit kombëtar, shqiponjën dykrenare. Sipas Brahajt, shqiponjën e kemi të dokumentuar në motive grafike që janë ndërtuar në objekte arkeologjike që i përkasin shekujve Vi-II para erës së re.

Ndër të tjera studiuesi pohoi se shqiponja  ishte një ogur i mirë ku në raste se e shikonin ata që ishin nisur për luftë ajo do të sillte fat në plotësimin e asaj nisme që luftëtarët kishin.

Origjinën simboli ynë, shqiponja dykrenare është shumë i lashtë në mitologjinë, në besimet pagane të popujve nga më të ndryshme që nga Persët ,Hititet Iliret. Këtu nuk mund të themi që e kishim vetëm ne ilirët apo parailirët sepse faktet tregojnë që ka një hapësirë shumë më të gjërë të qytetërimeve botërore. Tek Ilirët Shqiponjen e kemi të dokumentuar që në shekullin e VI para erës së re, shqiponjën me dy krerë në një mburojë të një luftëtari ilir.

E kemi të dokumentuar në motive grafike të cilat janë të ndërtuara në objekte arkeologjike të shekujve III-IV para erës së re të gjetura edhe në truallin e Ne mbare Ilirine. Kemi dhe vula që kanë qenë të fisnikërisë dhe fisnikëria kuptohet që merrte nga masa, nga populli.

Shqiponja ishte dhe një ogur shumë i mirë të cilin e ruajnë dhe është e dokumentuar që po ta shikoje kur ishe nisur për një luftë apo një përpjekje, ajo do të sillte fatin ose plotësimin e asaj dëshire për të cilën kishin nismën ai grup njerëzish. Shqiponjën e kemi në veshjet popullore, përmendim xhubletën”- u shpreh studiuesi Brahaj.

(S.D/Faxweb.al)