22 Shtator 2022

Gazetari Artan Hoxha, ka folur mbrëmjen e sotme për sulmin kibernetik dhe publikimin nga hakerat të disa të dhënave të rrjedhura nga e-maili i ish-drejtorit të policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Hoxha tha në emisionin Të Paekspozuarit” se Irani na ka shpartalluar me sulmet dhe ne nuk e dimë se çfarë tjetër kanë në duar.

Ai theksoi se për këto informacione të hakeruara, organizatat kriminale shqiptare po paguajnë me florin.

Kjo sepse sipas tij, organizatat duan të mësojnë informacionet që ka për ta DEA amerikane dhe anti-mafia italiane.

“Hakerat iranianë përveç dëmit të jashtëakonshëm që na kanë bërë. Ne na ka shpartalluar Irani, shteti dixhital dhe ne nuk e dimë se çfarë do të nxjerrin dhe çfarë dinë.

Dalin edhe këto komunikimet me partnerët tanë strategjikë.

Organizatat kriminale shqiptare paguajnë me florinj, për të ditur se çfarë informacionesh ka DEA dhe anti-mafia italiane për ta.

Vij nga Ekuadori dhe të them se ngarkesat e kokainës paguheshin edhe me dollarë edhe me lingota ari”, theksoi gazetari.. B.A.

– CNA.al