Hila: Ministrin e ri të Jashtem e rekomandoi Baton Haxhiu, është fyerje për diplomacinë tonë. –

29/12/2018 –

I ftuar në edicionin e lajmeve në “Ora News” analisti dhe drejtuesi i emisionit “Arena” Dritan Hila ka komentuar ndryshimet në qeverinë shqiptare, ditën e premte, 28 dhjetor.

Hila është ndalur tek Ministrja e re e Arsimit, Bora Shahini dhe ai i Jashtëm, Gent Cakaj, kur tha se jane rekomandime të Baton Haxhiut

Ministrat e rinj nuk thonë asgjë, problemi janë pikërisht ata dy më problematikët që duheshin zëvendësuar: Ai i Arsimit dhe ai i Jashtmi që janë që të dy nga Kosova. Janë njerëz që nuk thonë asnjë gjë, thjesht janë rekomandime të Baton Haxhiut. Kryeministri që po e kujton shtetin si lojë zarash, hajt se më ka thënë Batoni po i vë këta këtu. Ky djali që është ministër i Jashtëm, është një fyerje për diplomacinë shqiptare, sepse diplomacia shqiptare ka njerëz që kanë qenë nga 4 herë ambasadorë, dhe nuk mund të vendosësh kalamaj që i gjen lart e poshtë. Ky nuk i bën nder as Kosovës. Nëse do të nderosh Kosovës, merr Enver Hoxhajn që ka qenë Ministër i Jashtëm i Kosovës, është një njeri me një karrierë solide diplomatike.”-tha Hila ne Ora News.