Shinasi Rama

Paralajmërimi i fortë i profesorit nga SHBA: Kryeministri do rrëshqasë tatëpjetë!

Edi Rama është mjeshtër i lojës, por cdo lojë e ka një fund, dhe kush ngjitet në majë nuk ku ka shkon, përvecse të rrëshqasë tatëpjetë

 Nga: Shinasi Rama

Edi shkon në luftë: ndryshimet në qeveri, kongresi dhe zgjedhjet si prova e zjarrit për Edi Ramën.

Ashtu si edhe pritej, Edi Rama ndryshoi qeverinë. Shumica besuan se kjo ishte thjesht një manovër për të zgjidhur problemin e studentëve. Por, mendoj se Edi Rama sheh shumë më larg se aq. Ai është tejet i shqetësuar për Kongresin e Marsit dhe për zgjedhjet lokale të Qershorit. Pozitat e tij, dhe të PS janë tejet të dobësuara, nuk ka mbështetje në elektorat, ka kundërshtarë të hapur në PS, dhe qeveria ka dështuar. Mirëpo Kongresi përcakton të ardhmen e tij, dhe zgjedhjet lokale do të jenë prova e zjarrit. Edhe ndryshimet që u bënë u bënë me këtë në mendje.

Së pari, fjalimi i tij tregoi edhe një herë se ai është një politikan shumë i zgjuar dhe i vendosur, që sheh larg dhe që vepron me prapavijë. Edi Rama nuk ka ndërmend të heqë dorë nga pushteti. Dhe, cka ka rëndësi, po përgatitet fort, shumë fort, që të dalë johumbës në Kongres dhe në Qershor, të paktën në zgjedhjet lokale. Kjo është një betejë që ai e konsideron si betejë për jetë a për vdekje në karrierën e tij në drejtim të ish-partisë së Enver Hoxhës por që tash pronë e sindikatës ndërkombëtare të krimit. Sic shihet, pra ka disa gjëra që të bien në sy, menjëherë, sic janë pozitat e dobësuara, ndjeshmëria e tij për këtëo dobësi, dhe përpjekja për shmangur dështimin e pritshëm. Edhe pse mund të ketë edhe më shumë më pas dhe të tjerët mund të dinë më shumë e më mirë nga larg kjo duket gjendja.

Së dyti, ndryshimi i thellë i qeverisë, por sipërfaqësor, ishte një përpjekje për të shkarkuar përgjegjësinë tek të gjithë përvec vetes dhe për t’i hedhur hi syve njerëzve e për të zhvendosur vëmendjen. Dhe ia arriti qëllimit sepse të gjithë këta të larguarit nuk bëzajnë hapur. Tani do te kerkoje te kontrolloje plotesisht edhe Asamblene permes masave te tjera dytesore e riorganizimit te strukturave, duke menjanuar disa figura problematike brenda saj. por te kthehemi tek qeveria, Edi Rama largoi disa nga besnikët e vet dhe e justifikoi largimin e të rrezikuarve dhe të diskredituarve si Nikolla duke i bërë bashkë me figura të suksesshme si Bushatin apo Mesin dhe të tjerët në një paketë si ndryshime qeverie. Fjalët e mira në drejtim të ish-ministrave nuk kanë vlerë sepse të gjithë këtyre që i përdori për kaq vite, dhe që vetem hidhnin firmën ku donte ai, ua futi. Përgjegjësinë për cka ka ndodhur ua la në derë dhe në dorë. Do të shohim se sa larg do të shkojë në këtë rrugë sepse përgjegjësitë nuk kanë shkuar kund, vetëm janë lënë mënjanë. Por si i mban ky peng ashtu e mbajnë peng edhe ata.

Së treti, qeveria ishte dhe është qeveria e bizantinëve, vllehëve dhe ortodoksëve, me një shumicë dërmuese nga Toskëria. Dy vetë nga Kosova u bënë ministra por këta janë pa asnjë rrënjë në Shqipëri dhe, si në në Kosovë, nuk kanë asnjë peshë reale përvecse si marioneta të Edi Ramës. Sepse këta të dy nuk zëvendësojnë asnjëherë, e në asnjë nivel Ditmir Bushatin dhe Senila Mesin, që vijnë nga dy familje shumë të nderuara e me peshë në elektoratin e PS në Shkodër e në Veri të Shqipërisë. Por edhe këta dy minsistrat e rinj janë instrumente të qarta të strukturës që kontrollon edhe vetë kryeministrin. Ishin edhe disa të tjerë, që edhe kur nuk janë bizantinë janë në lidhje me të tillë, ose janë persona të varur plotësisht nga individë të lidhur me sindikatën ndërkombëtare të krimit.

Së katërti, argumentet e Edi Ramës për largimin e disave nga ministrat janë krejt qesharake. Kjo shtrihej nga politika e jashtme tek ekonomia. Nëse ka njëri përgjegjës për dështimin për integrimin është zv. ministri që drejtoi procesin. Nuk ka asnjë lloj shprese për integrimin. Megjithatë ma merr mendja se negociata me vendet anëtare të BE do të jenë jo të lehta, sidomos kur janë shtet fqinje. E njëjta logjikë iu aplikohet edhe ministrave të tjerë. Sepse nuk u tha asnjë fjalë për dështimet e qeverisë. Asnjë fjalë për humbjen e shpërdorimin e 940 milionë Euro në nëntë muaj. Asnjë fjalë për koncesionet. Asnjë fjalë për projektet e hajnisë dhe të vjedhjes. Asnjë fjalë për spekulimet bankare. Asnjë fjalë për korrupsionin. Asnjë fjalë për borxhin galopant dhe varfërinë. Por kjo do të ketë efektin e vet. Nuk mbulohet dielli me shoshë.

Së pesti, u pa qartë se Edi Rama është i fiksuar në zgjedhjet lokale. përpjekja e tij për balancim ndaj segmenteve të besnikëve qorra të partisë, që janë të pakënaqur nga gjendja, dhe ndaj popullaritetit të Erion Veliaj u pa në ngritjen e figurave si Brace, Spiropali, Shalsi apo Balluku. Edi Rama po kërkon të ngrejë alternativat dhe të përdorë armiqësitë personale që nga Berati e deri në Tiranë. Ka kohë tre muaj për të ngritur një kandidat që i përshtatet interesave të tij. Shto këtu që duke dërguar eksponentë të PS, ish-ministra si të plotfuqishëm në qarqe, ai po përgatit dështimin e tyre dhe justifikimin për humbjen e zgjedhjeve njëkohësisht. Nuk mundet Gjiknuri të dalë përpara një klani të vjetër në Vlorë, por këto janë pjesë e llogarive të tij.

Shkurt, mbas kësaj beteje që pritet të kalojë jo pa trazira, sepse do të shohim se si do të vazhdojë mbledhja e Asamblesë, Edi Rama po mundohet të mbajë nën kontroll një parti që po i rrëshqet nga duart dhe që po bëhet ditë e përditë më e vështirë për tu mbajtur nën kontroll. Natyrisht, luftën jetike e ka në Kongresin e 30 Marsit. Dhe provën e zjarrit në zgjedhjet e Qershorit. Aleancat bëhen tani sepse duhet që në momentet kritike, sic janë Kongresi dhe kandidaturat, të japin atë rezultat që kërkon Edi Rama. Mirëpo baza e partisë, besnikët e vërtetë, është tejet e pakënaqur dhe e rebeluar dhe nuk mbahet më me propagandë. Edi Rama është mjeshtër i lojës, por cdo lojë e ka një fund, dhe kush ngjitet në majë nuk ku ka shkon, përvecse të rrëshqasë tatëpjetë. Sidomos kur nis e humb bazën e partisë që edhe e ka humbur me kohë. Shto këtu që asgjë nuk po e ndihmon që të tregojë “arritje e suksese” bile as Lulzim Basha e PD.