30 Janar 2024

Këtë vit gripi ka pasur intensitet të lartë. Kështu deklaroi mjeku Ilir Alimehmeti në “Frontline”.

“Ka pasur intensitet më të lartë gripi këtë vit. Jemi në rënie për vitin”.
Gripi dhe COVID-i sipas mjekut janë barazuar.

“Fakti që njerëzit s’po dallojnë më simptomat a është grip apo COVID do të thotë se kanë filluar të barazohen. Covidi ka një preferencë për dimrin por nuk është strikt. Sivjet kemi dhe fruthin”.
Alimehmeti shtoi se niveli i vdekjeve për shkak të gripit është i ulët megjithatë theksoi se nuk është zero.

“Nuk bën gripi ndonjë gjë të çuditshme. Mortaliteti është i ulët, POR  ekziston aty është. Është e rëndësishme që ti themi gjërat siç janë. Sezonin e kaluar SHBA ka raportuar 20 mijë humbje jete nga gripi. Po të shikoni raportin e INSTAT mbi shkaqet e humbjes së jetës në 2022 23% e humbjeve të jetës janë për shkaqe dhe simptoma të papërcaktuara  mirë. 1 në 5 humbje jete ne nuk i dimë arsyet.  Shkalla e mortalitetit është e ulët por nuk është zero. Është një sëmundje që te njerëz me imunitet të dobët mund të shkaktojë probleme.”
Që ta përballoni sa më lehtë gripin dhe fruthin mjeku tha disa këshilla.

“Antibiotiku është i fundit kur sëmuresh. Në viruse s’ka asnjëlloj roli. Gjëja e duhur në momentin e duhur. Gripi nis përnjëherë. Mirë sot je direkt me 39-40, zgjat 2 ose tre ditë pjesa më e vështirë dhe fillon rënia. Paracetamol, Ibuprofen sipas nevojës. Pas ditës së tretë e shohim një përmirësim. Mund të zgjasë dhe më shumë 2-3-4 javë. Nëse nuk shohim përmirësim, shohim acarim të situatës, atëherë nuk do shkosh përsëri te antibiotiku por do të shkosh te mjeku. Ai do ta vendosë nëse është e nevojshme. Ne hyjmë te ajo popullatë që antibiotikë merr shumë para kohe. Mjeku më i afërt jo direkt qendra urgjenca e qendrës spitalor”.