Gratë në Ukrainë krijojnë bomba molotov për të mbrojtur qytetin e tyre

26 Shkurt 2022 Gratë civile në Ukrainë nuk lejohen që të futen vullnetarisht në ushtri për të luftuar kundër Rusisë.

Por kjo nuk i ka ndaluar ato që të japin kontributin e tyre në këtë situatë. BBC ka publikuar një foto ku shihen disa gra në qytetin e Dnipros të cilat krijojnë bomba molotov.

Këto janë armë artizanale, në mënyrë që qytetarët të mbrojnë shtëpitë e tyre nga ushtarët rusë.

Për BBC ato shprehen se janë të frikësuara nga situata, por duhet të përgatiten për çdo skenar.

Dnipro ende nuk është prekur nga sulmi rus, por është prekur nga kostot e luftës në rajonet e tjera.

Gazeta Panorama