Godinë e re për Arkivin Qendror të Shtetit, do të strehojë 48 826 kuti arkivimi. –

48 826 kuti arkivimi të Arkivit Qendror Shtetëror do të strehohen së shpejti në një godinë të re në Shkozë. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka hapur procedurat e tenderimit për ndërtimin e saj, që do të jetë edhe vendruajtja e dokumenteve të AQSH-së.

Sa i takon fondit limit të planifikuar për këtë investim, ai kap vlerën e mbi 164 milionë lekëve. Godina do të jetë dykatëshe dhe do të ketë një sipërfaqe prej 1843 m2.

Operatorët ekonomikë do të mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri më datë 21 shtator 2018. Ndërkohë, lidhur me kohëzgjatjen e kontratës, është parashikuar një periudhë kohore prej 24 muaj që prej nënshkrimit të saj.

Projekti, i cili do të zbatohet ne vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot-Skënderbeut synon të krijojë një ambient të përshtatshëm për ruajtjen e dokumenteve të paraardhësve në kushte bashkëkohore me standarde europiane.