Gjysmë-lepuri i Portugalisë që ndërgjegjëson për mbetjet dhe konsumerizmi.-

‘Gjysmë Lepuri,’ është një instalacion i artistit portugez Bordalo II, i krijuar tërësisht me mbeturina dhe materiale të hedhura nëpër qytet, me të cilat ai kërkon të ndërgjegjësojë kundër kulturës së konsumit dhe në favor të riciklimit.

Artisti 29-vjeçar ka lënë enkas njërën anë të lepurit të palyer, për të treguar ngjyrën origjinale të materialeve të tij. Lepurushi gjendet në Nova de Gaia, në Porto, dhe ashtu si punime të tjera të ngjashme të artistit nga Lisbona, vjen si një thirrje e autorit kundër konsumerizmit, materializmit dhe makutërisë.

“Me prodhimin e sendeve në nivelet më të larta ndonjëherë, edhe ‘mbeturinat’ apo sendet e pavlefshme janë në masë të paprecedentë. Unë citoj ‘mbeturinat këtu’ si një përkufizim abstrakt, pasi plehra e dikujt është thesari i një tjetri. Unë krijoj e rikrijoj, duke zhvilluar ide me materiale në fund të jetës së tyre, duke bërë lidhjen me ekologjinë, qëndrueshmërinë dhe ndërgjegjësimin shoqëror”, thotë vetë Bordalo II