Gjon Gazulli, Ambasador i Skënderbeut. –

Nga: Gjon Marku –

– Njëri ndër çështjet më kryesore të shtetit të Gjergj Kastriot Skënderbeut ishin marrëdhëniet diplomatike si një nga faktorët më të rëndësishëm të cilët zhvillonin aktivitete ndërkombëtare në mungesë të prezencës së udhëheqësit shqiptarë.

Duke pasur një rëndësi të dorës së parë dhe duke qenë faktori kryesor në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare, në marrëdhëniet ndërkombëtare vetë Gjergj Kastrioti i kushton një vëmendje të veçantë trupës së tij diplomatike.

Në këtë trupë diplomatike dhe në këto marrëdhënie të Shqipërisë me vendet e tjera, një rol më vete kanë luajtur të zgjedhurit e tij për këto pozicione, që në të shumtën e rasteve kanë qenë klerik të lartë katolik. Ata ishin njerëz me integritet e personalitete të kohës.

Pjese më e madhe e tyre i shërbyen Gjergj Kastriot Skënderbeut me shumë mençuri dhe besnikëri, pikërisht pse këto ambasador kishin kulture të gjerë humaniste, sepse ata kishin një identitet të veçantë dhe një shkathtësi në marrëdhëniet diplomatike, ishin të mirëorientuar dhe të mirëpritur në Diplomacitë Evropiane ato Ballkanike dhe Italiane, sidomos marrëdhëniet diplomatike zënë vend me rëndësi në ngjarjet e asaj kohe në Arbëri, në ndërkombëtarizimin e tyre. Këto klerikë katolik që në të shumtën e rasteve gjenden si diplomat në një apo në një tjetër formë, në vende të ndryshëm, kanë dhe një kontribut të madhe dhe të pazëvendësueshëm në zhvillimin kulturor të vendin tonë.

Nëse kërkojmë në gjurmët e shtetit shqiptar marrëdhëniet diplomatike midis vendit tonë dhe vendeve të tjera, ato kishin nisur shumë kohë më parë. Kështu sipas kapitullit XXIV të Statusit të Raguzës në vitin 1272, mësojmë për lartësimin e rrogës së misionarëve të ndryshëm që shkonin në qytetet shqiptare, si bie fjala në Durrës, në Vlorë, në Krujë, në Shkodër, në Ulqin dhe në Tivar.(1) Pra është e qarte se Raguza kishte lidhje dhe dergonte të ashtuquajturit misionar në disa qytete të Shqipërisë. Krahas shërbimit të misionarëve, të konsujve dhe të ambasadorëve të huaj, sidomos të Venedikut, të Raguzës, të Napolit, të Hungarisë, të Bosnjes etj.të cilët zhvilluan aktivitet diplomatik në; Ndërfanë, Durrës, Artë, Vlorë, Spinaricë (Zvernec), Shkodër, apo në ndonjë qytet tjetër shqiptar. Që nga kapërcyelli i shekullit XII me ngritjen e Arbëris shtet i pavarur, zë fill edhe diplomacia e hershme shqiptare. Për këtë, njoftime mjaft interesante jep traktati i Dhimitrit (kryezot i Arbëris) me komunën e Raguzës, që u bë më 1210. Sipas traktatit në fjalë, garantohet liria për tregtarët e Raguzës që në ujrat dhe në Trojet Arbërore të bëjnë tregti, pa kurrfarë detyrimesh doganore apo diçka të ngjashme.(2)
Për të mbërritur në një marrëveshje ndërkombëtare, sikurse qe midis Dhimitrit dhe Komunës së Raguzës, është dashur një mision diplomatik edhe pse mungojnë të thënat e hollësishme për veprimtarinë dhe për aktivitetin e tij.

Kryengritjet shqiptare nuk kalojnë jashtë vëmendjes së serave të larta të shoqërisë edhe para ardhjes së Skënderbeut në Shqipëri.
Së pari, të interesuar për intensitetin dhe mbarëvajtjen e këtyre kryengritjeve ,ishin vendet që rrezikoheshin nga pushtimi Osman, e një ndër këto vende ishte Raguza, që në thelb vinin nga e njëjta origjinë si dhe shqiptarët, pra ishin Ilirë.

Së dyti, gjithnjë e më shumë po afroheshin drejt saj Hordhitë Osmane.
Së treti, ishin dëmtuar seriozisht marrëdhëniet tregtare ku anijet raguziane nuk liheshin të qarkullonin lirshëm më ne territoret kur dikur kishin zhvilluar marrëdhënie intensive tregtare.

Së katërti,Raguza kishte një komunitet mjaft intensive me peshë, dhe që zinte vend në aristokracinë e kësaj republike të ardhur nga Shqipëria e Veriut.
Por për kryengritjet dhe ecurinë e tyre ishin të interesuar dhe fuqitë e mëdha. Atyre u cënoheshin fort interesat e tyre tregtare e ekonomike, e më pastaj dhe politike. Por mbi të gjitha në portat e Europës gjendej njëra ndër hordhitë më barbare të botës, një rrezik i përhershëm dhe i vazhdueshëm për botën e qytetëruar.
Themelimi i shtetit të ri, të pa varur shqiptar në krye të të cilit ishte Gjergj Kastrioti (1443-1468) bëri që Shqipëria të bëhet një faktor i rëndësishëm i rezistences antiosmane. Në këtë kohë marrëdhëniet diplomatike ndërkombëtare, marrin një rëndësi të vecantë dhe luajnë një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet gjithëplanshme midis shteteve, të cilat vinë gjithnjë e më tëpër duke u intensifikuar dhe duke u bërë gjithnjë e më të domosdoshëm e më të rëndësishëm.