Netët e “Divanit Lunxhot”, gusht 2026

29 Gusht 2026

Për dy netë me radhë, tradita, muzika dhe folklori u bënë bashkë në edicionin e 12-të të “Divanit Lunxhot”.

Në fshatrat Kakoz dhe Erind, atmosfera festive u shoqërua nga performancat e grupeve folklorike, të ardhura nga treva të ndryshme, duke sjellë këngë, valle dhe elementë të traditës popullore.

“Ka edhe natyrën edhe të aktivitetin ndërkombëtar. Sivjet do të kemi grupe nga Janina, nga Kosova, nga Mali i Zi, Maqedonia…”, u shpreh Koço Vasili, organizator.

“Duke pasur shumë treva bien në kontrast edhe muzika. Është një dashamirësi kur janë të gjithë grupi, të gjithë pjesëmarrës”, u shpreh Kostandin Meçka, grupi “Shpati”, Elbasan.

“Për mua është kënaqësi të marrësh pjesë këtu. Kjo tregon që tradita shqiptare po vazhdon brez pas brezi”, u shpreh Egluda Bellaj, Grupi i Vajzave, Vlorë.

Netët e “Divanit Lunxhot”, gusht 2026

Pjesëmarrja e banorëve, vizitorëve dhe turistëve i dha aktivitetit një atmosferë të veçantë, duke i kthyer këto dy mbrëmje në një festë të kulturës dhe trashëgimisë.

“Divani Lunxhot” synon të mbajë gjallë traditën folklorike dhe të promovojë vlerat kulturore të zonës, ndërsa përmes aktiviteteve të tilla Gjirokastra ofron për turistët dhe vizitorët një tjetër mënyrë për të njohur kulturën dhe traditat lokale.

Tv Klan