zjarr-kruje

29 Gusht 2026

Një vatër zjarri është regjistruar në zonën mes vendit të quajtur “Kroi i Madh” dhe fshatit Çudhi, në malësinë e Krujës.

Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha me shkurre dhe pemë të ndryshme, ndërsa zjarri po përhapet me shpejtësi, i favorizuar edhe nga era.

Terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse nga toka. Sipas të dhënave paraprake nga zona, ndërhyrja nga ajri mbetet mënyra e vetme për të frenuar dhe lokalizuar flakët.

Deri në këto momente, raportohet se nuk ka pasur ndërhyrje nga strukturat përkatëse, ndërsa zjarri vijon të përhapet në zonën e Malësisë së Krujës.

Situata mbetet shqetësuese për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve dhe kushteve të favorshme për përparimin e zjarrit.