Gjirokastër, panairi ‘magnet’ për turistët, artizanët: Me zanatin sigurojmë jetesë. –

Artizanë nga mbarë trojet shqiptare janë bërë pjesë e panairit të artizanit në Gjirokastër aktivitet që ka hyrë në edicionin e 13.

Artizanë nga mbarë trojet shqiptare janë bërë pjesë e panairit të artizanit në Gjirokastër aktivitet që ka hyrë në edicionin e 13.

Panairi 2 -ditor që po organizohet ne zonën muzeale të qytetit të gurtë ka rezultuar një magnet për turistët vendas dhe të huaj, të cilit kanë pëlqyer shumë punimet e artizaneve shqiptare.

Vetë artizanët që morën pjesë në panair e shikojnë këtë aktivitet si një mundësi të mirë për reklamimin e punës tyre.

Ata kërkojnë më shumë mbështetje nga organizmat shtetërore, teksa shtojnë se falë këtij zanati sigurojnë ekonominë e familjeve të tyre.

Gazeta Shqiptrja.com.