– Gërmimet arkeologjike të fshatin Dresnik të Komunës së Klinës, të nisura në vitin 2012, kanë zbuluar në gjetje me vlerë të jashtëzakonshme arkeologjike. Ekspertët mendojnë se bëhet fjalë për objekte që i takojnë periudhës romake. Ky zbulim konsiderohet si nga më të rëndësishmit që ka ndodhur për disa dekada në Kosovë në fushën e arkeologjisë.

Gërmimet po bëhen nga Institutit Arkeologjik i Kosovës, nën udhëheqjen e arkeologut Masar Valla, ndërsa fondet për gërmime janë siguruar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Hapësira e zones arkeologjike vlerësohet të jetë rreth 300 metra katrorë, si dhe të hapësirës përreth.

Zbulimet e deritashme janë mbresëlënëse.

“Nga informatat që kam marrë nga ekspertët tanë del se ky mund të jetë zbulimi më interesant që është bërë në Kosovë për disa dekada, sa i përket fushës së arkeologjisë”, ka thënë ai.

Ministria e Kultures se Kosoves do t’i japë prioritet gërmimeve në këtë lokalitet dhe ka paraqitur idenë për ndërtimin e një muzeu të hapur arkeologjik.

Kjo është një punë që  nxjerr në pah qytetërimin e hershëm të të parëve tanë, i cili ka lulëzuar para shumë shekujve. Monumenti i zbuluar në lokalitetin arkeologjik të Dresnikut është i vetmi i këtij lloji i zbuluar deri më tash në territorin e Kosovës. Dyshemetë e të gjitha ndarjeve të tij janë të shkruara me mozaikë shumëngjyrësh, të punuar në mënyrë të veçantë. (R.M.)